Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave që dyshohen për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj.
Sipas njoftimit të Policisë rasti dyshohet se ka ndodhur më 19 prill në rrugën “William Walker” në Prizren.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.