Kronikë

Policia kërkon të dyshuarin për vjedhje në Gjakovë

Person i kërkuar

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës po e kërkon një të dyshuar për veprën penale vjedhje.

Vjedhja është kryer në një market në rrugën “UÇK” në Gjakovë, e Policia ka publikuar të martën fotografi të të dyshuarit, duke kërkuar që të identifikohet, me qëllim që të lokalizohet dhe të arrestohet.

Policia tha se kushdo që ka informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarit, të lajmërohen menjëherë.

“Rasti ka ndodhur në një market, në rrugën ‘UÇK’ në Gjakovë. Hetimet intensive të zhvilluara deri më tani nga Njësia e Hetimeve në Stacionin Policor të Gjakovës, në bashkëpunim me njësite të tjera policore, nuk kanë rezultuar ende në gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme hetimore dhe operative”, thuhet në komunikatën e Policisë.