Kronikë

Policia kërkon një të dyshuar për falsifikim të dokumenteve

Policia

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe të Korrupsionit e Policisë është në kërkim të një personi që dyshohet për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.

Autoritetet policore kanë publikuar fotografi të të dyshuarit, por s’janë dhënë detaje të tjera.

Foto: Policia e Kosovës

Policia ka kërkuar që kushdo që ka dijeni në identifikimin apo vendndodhjen e të dyshuarit të lajmërohen.

“Njësi për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin, vendndodhjen dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin policor.