Kronikë

Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për vjedhje

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari. 

I dyshuari kërkohet për vjedhje. 

Policia ka kërkuar që kushdo që ka informacion mbi të, të kontaktojë PK-në, ndërsa ka ndarë edhe fotografi të të dyshuarit. 

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën vjedhje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e PK-së.