Kronikë

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e vendndodhjes së një të dyshuari për zjarrvënie

zjarr

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e vendndodhjes së një të dyshuari për zjarrvënie. 

Personi i dyshuar që është identifikuar është Florent Bunjaku. 

“Njësiti i Hetimeve të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendndodhjes së personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë, ku është bashkangjitur edhe një fotografi e të dyshuarit.