Policia e Kosovës po e kërkon një person që dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje.
Policia ka publikuar fotografi të të dyshuarit, me qëllim që qytetarët të ndihmojnë në identifikimin e tij nëse kanë informacione.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën vjedhje”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.
Informatat mbi të dyshuarin mund t’i dërgoni në numrin e telefonit 192.