Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një gruaje që thuhet se dyshohet për një rast të vjedhjes.
“Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
Policia ka kërkuar që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, qytetarët të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192.