Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy burrave të dyshuar për mashtrim.
“Sektori i Hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë, të cilës i janë bashkëngjitur fotografitë e dy të dyshuarve.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, Policia ka lutur qytetarët që ta kontaktojnë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

