Kronikë

Policia kërkon ndihmë për identifikim e të dyshuarës për vjedhje

E dyshuar per vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikim të një gruaje e cila dyshohet për veprën penale “vjedhje”. 

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë, ku janë paraqitur edhe dy fotografi të të dyshuarës. 

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesë.