Kronikë

Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e rajonit të Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë. 

Në kërkesën e policisë për bashkëpunim, janë publikuar edhe fotografi të të dyshuarve, ku bëhet fjalë për një burrë dhe një grua. 

Aty nuk janë dhënë detaje lidhur me vjedhjen e kryer nga të dyshuarit më 31 gusht, rreth orës 12:00 në një lokal afarist në këtë komunë. 

“Deri më tani të dyshuarit e kësaj ngjarje nuk janë identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të tyre. Të bashkangjitur keni dy foto që janë siguruar nga kamerat e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.