Gjatë patrullimit, Policia e Kosovës ka hasur në Vushtrri në një burrë që po qëndronte duke mbajtur me forcë një të mitur.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, burri dhe viktima femër janë shoqëruar në stacionin e Policisë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirë kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Është iniciuar rast i dhunimit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.