Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor i cili ndodhej jashtë detyrës, është plagosur të dielën në Fushë-Kosovë duke qenë kalimtar rasti në kohën kur dy grupe kishin mosmarrëveshje mes vete.
Sipas njoftimit të hënën, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, teksa janë intervistuar dy të dyshuar lidhur me rastin.
“Viktima mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës si kalimtar rasti, është plagosur nga dy grupe që kishin mosmarrëveshje në mes vete. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar kosovarë të cilët janë liruar në konsultim me prokurorin, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore me urdhër të prokurorit kanë kryer bastisje në lidhje me rastin, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Në konsultim me prokurorin, janë inicuar veprat e cekura penale, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.
LEXO EDHE: