Një person është gjetur i vdekur gjatë pasdites të së dielës në Malishevë.
Policia ka njoftuar të hënën se viktima është dërguar nga famijarët në qendrën emergjente pa shenja jete, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.