Kronikë

Policia gjen thikë dhe shufër metalike në çantën e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Aeroport

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka gjetur një shufër metalike dhe një thikë në çantën e një personi në Aeroportin e Prishtinës. 
Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje dhe po trajtohet në procedurë të rregullt. 

“Njësia policore gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike dhe një mjet të mprehtë (thikë). Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.