Kronikë

Policia bastis një lokal dhe banesë në Prishtinë

Policia e Kosoves ilustrim

Policia e Kosovës - ilustrim (KOHA)

Foto: Driton Paçarada

Policia ka bastisur një lokal në Prishtinë pas informatave se aty po bëhej shitblerje e narkotikëve. 

Në lokal ku është hasur një i dyshuar janë konfiskuar substanca si dhe prova të tjera materiale.

Ndërkohë, policët kanë bastisur edhe  banesën e një të dyshuari tjetër ku kanë konfiskuar tri armë zjarri dhe 19 fishekë, pajisje për pastrimin e armëve dhe qese për paketim të narkotikëve. 

Të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas në mbajtje.

“Pas pranimit të informatës se në një lokal bëhet shitblerja e narkotikëve, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bastisur lokalin në të cilin gjendej i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në lokal janë gjetur dhe janë konfiskuar: 2 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 15.8 gramë, 8 qese me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë prej 3.7 gramë, 22 copë pilula që dyshohet të jenë të llojit ekstazi, qese të zbrazëta për paketim të narkotikëve, një DVR, dokumente dhe një telefon”, thuhet në raportin e PK-së.