Kronikë

Policia austriake kap sasinë më të madhe të kokainës, ia zuri një shqiptari

Policia austriake kap sasinë më të madhe të kokainës, ia zuri një shqiptari

Policia austriake ka arrestuar një shqiptar pasi e ka zënë me 12 kilogramë kokainë në vlerë rreth 1.2 milionë euro.

Policia ndaloi veturën me targa gjermane në të cilën ishte 36-vjeçari. Gjatë kontrollit të veturës, u gjetën pakot me drogë, raportoi "Kronen Zeitung". 

Shqiptari raportohet se jetonte në Itali.

Policia ka thënë se i dyshuari i cili po mbahet, nuk ka pranuar të japë dëshmi dhe se zyrtarët janë duke hetuar. Ka shtuar se vetura është çmontuar në stacionin policor për të gjetur krejt sasinë e drogës që mund të ishte fshehur.

Sipas policisë austriake, kjo është sasia më e madhe e kapur e kokainës në Tyrol të Austrisë.