Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një bankë në qendër të Prishtinës.
Një dëshmitare e rastit i ka thënë Kohës se dy të dyshuarit janë futur në bankë dhe nën kërcënimin e armës iu kanë kërkuar që t'i nxjerrin paratë nga arka, i kanë marr ato dhe janë larguar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Ata kanë thënë se ai është arrestuar një i dyshuar për grabitje.
“Sot nga zyrtarët policorë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka theksuar se lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Koha e ka videon e arrestimit të tij.