Kronikë

Policia arreston një shtetas turk që po kërkohej ndërkombëtarisht

Policia e Kosovës - arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk të hënën për të cilin kishte urdhër arrest ndërkombëtar. 

Ai është arrestuar rreth orës 15:00, ndërsa po kërkohet nga Turqia për vepra të rënda të mashtrimit financiar. 

“Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin Policisë.