Kronikë

Policia arreston dy të dyshuar për “vrasje në tentativë”

arrestohen

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të “vrasjes në tentativë” që ndodhi më 20 janar të këtij viti. 

Policia kishte publikuar më 6 shkurt fotografitë e S.T. dhe E.B. dhe kërkonte ndihmën për lokalizimin e arrestimin e tyre. Arrestimi i tyre është bërë më 22 shkurt në një objekt banesor në Fushë-Kosovë. 

“Më 22 shkurt 2025, Sektori Rajonal i Hetimeve, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacione mbi vendndodhjen e tyre. Njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të specializuara hetimore për të vërtetuar praninë e të dyshuarve dhe pasi është konfirmuar identiteti i tyre, policia ka arritur t’i arrestojë ata në një objekt banesor në Fushë Kosovë. Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona mobil dhe dy copë fishekë, ndërsa të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndalur në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.