Kronikë

Polici vetëplagoset me armë zyrtare në Suharekë

Policia

Foto: Ilustrim

Një zyrtar policor është vetëplagosur me armë zyrtare të mërkurën në Suharekë. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se policit i është dhënë ndihmë mjekësore.

“Rasti ka ndodhur dje me datë 26.02.2025. Një polic aksidentalisht është plagosur në dorën e majtë me armën e tij zyrtare, policit të lënduar i është dhënë ndihma mjekësore”, ka thënë ai. 

Policia dhe komandanti i stacionit të Suharekës kanë dalë në vend ngjarje. 

Tutje Bytyqi ka thënë se është njoftuar edhe prokurori kujdestar si dhe Inspektorati policor i Kosovës.
Rasti është duke u hetuar.