Kronikë

Polici i suspenduar dje, plagosi nënën e tij nga pakujdesia

policia - raporti - logo policia - kronika

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një polic është suspenduar të premten nga Inspektorati Policor i Kosovës pasi dyshohet se kishte plagosur një grua. 

Policia ka bërë të ditur në raportin 24-orësh se viktima është nëna e policit dhe se plagosja ka ndodhur nga pakujdesia. 

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armë viktimën femër kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Inspektorati Policor (IPK) dje ka njoftuar për suspendimin e policit. 

“Policia ka pranuar informacione sot pas orës 12:00 për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Mukadeze Lika’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative policore. Pasi që në rast dyshohet se është përfshirë një zyrtar policor janë njoftuar menjëherë edhe hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në veprimet  fillestare hetimore në këtë rast është lënduar një person nga shkrepja e armës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.