Të martën është mbajtur dita e dytë e gjykimit ndaj 49-vjeçarit Afrim T. që po akuzohet për vrasjen brutale të bashkëshortes së tij, ekonomistes Shqiponja Isufi në vitin 2022.
Ndërsa dëshmitarët dhe anëtarët e familjes së viktimës u morën pyetje në ditën e parë të gjykimit, nëna e të akuzuarit foli për “Blick” të martën para fillimit të seancës gjyqësore.
“Është shumë keq për mua. Natyrisht se e dënoj atë që ai bëri, por megjithatë ai është dhe mbetet djali im”, ka thënë ajo, ndërsa ka shtuar se i biri e kishte gënjyer duke thënë se gruaja e tij kishte kryer vetëvrasje.
Nëna e Shqiponjës nuk ishte në gjendje të dëshmonte në gjykatë dhe u desh të largohej e përlotur. E motra e të akuzuarit në dëshminë ka treguar se nuk kishte pasur asnjë kontakt me familjen e Shqiponjës që nga ngjarja e rëndë.
“Nuk na lejuan të merrnim pjesë as në varrimin”, ka thënë ajo, ndërsa ka folur vetëm fjalë të mira për vëllain e vetë. “Ai është penduar jashtëzakonisht shumë”.
Në seancë dëshmoi edhe një noter që kishte noterizuar një kontratë trashëgimie dhe martese si dhe një marrëveshje pensioni për çiftin, tri ditë para ngjarjes së rëndë.
“Ishte një punë normale”, tha ai. Afrim T. në rast të vdekjes së bashkëshortes do të merrte 1.8 milionë franga zvicerane.
E mjeku ligjor sipas raportit ka thënë se krimi ka zgjatur disa minuta. Ai ka thënë se nuk janë gjetur sasi të alkoolit apo drogës te viktima apo edhe te i akuzuari.
Të mërkurën do të dëshmojë i akuzuari për herë të parë, ndërsa të premten do të shpallet gjykimi.
Ekonomistja 41-vjeçare Shqiponja Isufi ishte vrarë në shtëpinë e saj në Bergdietikon AG të Zvicrës. Bashkëshorti i saj është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Prokuroria po kërkon dënon me 18 vjet burgim.