Kronikë

Plagosja në Viti për shkaqe pronësore, kërkohet paraburgimi i të dyshuarve

paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka parashtruar kërkesë për paraburgim ndaj të pandehurve N.H., N.B., për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. 

Rasti ka të bëjë me plagosjen me Viti ku deri aty erdhi pas një mosmarrëveshjeje pronësore. 

Prokuroria ka sqaruar se N.H. me dashje ka tentuar t’i vrasë të pandehurit N.B. dhe A.B., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore, “sapo i sheh të njëjtit që me djemtë e tyre kishin shkuar në pronën kontestuese, shkon në shtëpinë e tij, merr një armë automatike AK-47 dhe gjuan pandërprerë në drejtim të tyre, me ç’rast  të pandehurin N.B. e plagos në këmbë, ndërsa të pandehurin A.B. e plagos në të dy këmbët, duke rrezikuar edhe personat që gjendeshin në të njëjtin vend”. 

N.B. duke e parë që N.H. kishte dalë nga shtëpia me armë, e kishte nxjerrë armën që e mbante me vete dhe kishte gjuajtur disa herë në drejtim të tij, por nuk kishte arritur ta qëllojë. 

I pandehuri A.B., dyshohet për armëmbajtje pa leje, e cila është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e tij, si dhe të gjitha armët e të pandehurve janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë.