Kronikë

Plagoset një person në Prishtinë

shiriti i policisë

Foto-Ilustrim: KOHA

Një person u plagos pak pas orën 12:00 mbrëmë në rrugën “Shkupi” në Prishtinë. 

Policia ka dalë në vendngjarje menjëherë pasi u njoftua për shkrepje të armës. 

Është identifikuar një i dyshuar për rastin, por i njëjti nuk është gjetur ende. 

I plagosuri është dërguar në QKUK. 

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.  Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, si dhe lokalizimin e të dyshuarit”, ka thënë Policia.