Një person është plagosur në Mitrovicë të premten, por ka thënë se është plagosur aksidentalisht.
Policia ka arrestuar një të dyshuar për rastin dhe e ka dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole me 41 fishekë e një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.