Kronikë

Plagoset një person në Gjakovë

Të shtëna me armë zjarri

Një person është plagosur në Gjakovë të premten pasdite. 

I plagosuri po trajtohet në Spitalin e Gjakovës, e i dyshuari është arratisur. 

“Viktima mashkull kosovar, është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Gjakovë, pasi që pas një mosmarrëveshje është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull  kosovar i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Në vend-ngjarje si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.