Një person është plagosur me armë zjarri të dielën në Fushë-Kosovë.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në orën 13:00, derisa personi është dërguar për trajtim mjekësor, e i dyshuari po kërkohet.
Autoritetet thanë se kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar Policia.