Kronikë

Plagoset me armë zjarri shtetasi i Shqipërisë në Gjakovë

Policia e Kosovës

Ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e së dielës në fshatin Nec të Gjakovës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në njoftimin për KOHËN Policia tha se shtetasi i Shqipërisë, 28-vjeçar, gjatë lëvizjes me veturë në rrugën Morinë-Gjakovë, është ndaluar nga dy persona të panjohur. Ai fillimisht është sulmuar me mjete të forta e më pas me armë zjarri.

Viktima është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim. Gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Autoritetet policore po hetojnë rastin si “vrasje e mbetur në tentativë”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e nevojshme policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore, me ç'rast edhe janë gjetur tre fishekë dhe dy gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.