Kronikë

Pesë të lënduar nga aksidenti mes tri veturash në Ferizaj

Shiriti i policisë - Policia - Aksident

Foto: Ilustrim

Pesë persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, të shtunën në mbrëmje.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për KOHËN se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Me datën 16.11.2024 rreth orës 18:15 në rrugën ‘Ahmet Kaçiku’ në Ferizaj në afërsi të nënkalimit ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku janë përfshirë tri vetura. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në vetura, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.