Kronikë

Pesë të lënduar në një vetaksident në Istog

aksident

ilustrim

Të paktën pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur të dielën në Zallq të Istogut. 

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. 

Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 12:20

“Sot rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog. Si pasojë e vetaksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë ai.