Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të premten në Veternik.
Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
VIDEO: