Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në “Rrugën B” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira 7 automjete, prej të cilave 4 në lëvizje e tri të parkuara.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në ‘rrugën B’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete( 4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit.