Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të gjuetisë së kundërligjshme që thuhet se kanë ndodhur të dielën në Prizren.
Sipas raportit të Policisë, tre persona janë arrestuar e dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në Polici, janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.
Dy raste kanë ndodhur në Skorrobisht, ndërsa tri në Novoselë.
“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me 7 fishekë dhe një radiolidhje. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë për njërin prej rasteve që ka ndodhur në Skorrobisht.
Në rastin tjetër të ndodhur në Skorrobisht të dyshuarit i janë sekuestruar tri armë.
“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu janë gjetur dhe sekuestruar; një pistoletë Gllok 21, një armë gjuetie, një pushkë gjuetie dy karikatorë si dhe 44 fishekë të cal. të ndryshëm. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në mbajtje është dërguar edhe njëri i dyshuar i arrestuar në Novoselë. “Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 12 fishekë. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë dy rastet e tjera që kanë ndodhur në Novoselë janë duke u trajtuar në procedurë të rregullt dhe të dyshuarit janë liruar
“Novosela, Prizren 17.11.204 – 06:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 31 fishekë. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. Novosela, Prizren 17.11.204 – 05:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 14 fishekë si dhe një radiolidhje dore. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.