Policia e Kosovës ka njoftuar se disa grafitë, janë shkruar në një objekt fetar në Pejë që ka qenë në rinovim.
Edhe pse përmbajtja e tyre nuk është bërë e ditur, sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është duke u hetuar si “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
Kjo ka ndodhur të martën.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin fetar që është në rinovim dhe aty kanë shkruar disa grafitë”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.