Kronikë

Përleshje me mjete të mprehta mes katër të miturish, arrestohen

Perleshje

Katër të mitur janë përleshur mes vete në Gllogoc të enjten. E gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur edhe mjete të mprehta. 

Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë”. 

Katër të miturit janë dërguar në QKUK për trajtim, tre prej të cilëve më pas janë arrestuar e njëri vazhdon trajtimin. 

“Katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis tyre. Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta . Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Tre prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në QKUK për trajtim të vazhdueshëm dhe  në përkujdesje  të policisë. Rasti në procedurë”, thuhet në raportin e PK-së.