Një shtëpi është përfshirë nga zjarri të dielën në fshatin Vraniq të Suharekës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, nuk dihen ende rrethanat e rastit.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një shtëpi. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje”, thuhet në njoftim.