Nënstacioni elektrik pranë studiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Zjarri që ka përfshirë këtë trafostacion ka shkaktuar ndërprerjë të energjisë elektrike në disa lagje të Prishtinës.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi, ka thënë se intervenimi për shuarjen e zjarrit ka qenë i vështirë.
“Sot kemi marrë informatën në ora 11:05 minuta se ka shpërthyer në trafon ku po shihet dhe ekipa menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Reagimi ka qenë i shpejtë mirëpo problemi është se zjarri i cili ka ndodhur këtu është bukur problematik për faktin se gjindet në pjesën e poshtme në podrum dhe është i mbuluar sipër me pllaka. Tani po e shihni edhe vet se është në përfundim e sipër dhe gjithçka është gati drejt fundit”, ka theksuar Gashi, raporton EO.
Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krrasniqi, ka thënë se nuk kanë informata se çka mund ta ketë shkaktuar zjarrin.
“Për momentin është duke u punuar në fikjen e zjarrit, sapo të kemi informata të tjera do të ju njoftojmë”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se aty ndodhen disa asete të KEDS-it.
Lidhur me zjarrin KOHA ka pyetur edhe Policinë e Kosovës dhe posa të marrë një përgjigje teksti do të përditësohet.