Kronikë

Përfshihen nga zjarri dy objekte në Prishtinë

zjarr

Pamje nga objekti (Foto e shkëputur nga video)

Mëngjesin e hershëm të së premtes janë përfshirë nga zjarri dy objekte në Prishtinë. 

Raportohet se fillimisht një lokal në rrugën “Epiri” është kapluar nga zjarri e nga ai është përfshirë edhe objekti tjetër. 

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. 

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. 

Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka njoftuar Policia.