Kronikë

Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 99 thika dhe 11 armë zjarri

thika

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Prishtinës javën e kaluar janë sekuestruar 11 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe 99 armë të ftohta (thika).

Në këtë periudhë sipas njoftimit në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 161 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime. 

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në po të njëjtën periudhë kohore thuhet se policia ka shqiptuar 4723 gjoba për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve në trafik.