Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të parandojnë një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia.
Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti është zbuluar pasi të enjten rreth orës 15:30 në rrugën Dobrosinë-Gjilan janë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Zyrtyarët e TASK FORC-së Lindje, e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës, thuhet se kanë njoftuar edhe njësitet tjera përfshirë ato të doganës dhe rreth 16:45, në Graçanicë automjetet që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mallra, janë sinjalizuar për ndalje nga zyrtarë të Doganës së Kosovës.
Por dy drejtuesit e automjeteve thuhet se nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganore që ishin me uniformë dhe veturë zyrtare.
“Është arritur të ndalet vetëm njëra veturë me drejtues të dyshuarin V.B., i moshës 36 vjeçar shtetas i Serbisë. Kurse, automjeti tjetër me drejtues të dyshuarin: F.M., ka arrit të ikë në drejtim të panjohur duke shkaktuar disa aksidente”, thuhet në njoftim.
Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit thuhet janë gjetur pajisje elektrike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.
“Në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar lokali edhe shtëpia e të dyshuari në Hajvali-Prishtinë, ku është hasur mall (pajisje elektrike) me origjinë serbe, që dyshohet të jetë futur në vendin tonë si kontrabandë”, thuhet në njoftim.
FOTO:
Rasti thuhet se është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit i cili ka dalë në vendngjarje dhe ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit të arrestuar për 48 orë.