Kronikë

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra, sekuestrohen 111 palë atlete

Atlete te kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra të dielën. Dogana ka njoftuar se në magjistralen Bujanoc – Gjilan, në fshatin Crep ka ndaluar një automjet me targa serbe dhe drejtues shtetas të Serbisë. 

Gjatë kontrollit janë gjetur 111 palë atlete të ndryshme të firmave të mbrojtura. 

“Për mallrat nuk kishte asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nē Kosovë. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të  Doganës së Kosovës”, thuhet nga Dogana.