Kronikë

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia

plazma keksa kontrabanda

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia. 

Policia ka thënë se në rrugën Stublinë-Gjilan të dielën është ndaluar një veturë Peugeot me targa serbe e me drejtues shtetasin serb I.A. Dyshohet se ai kishte hyrë në Kosovë nga Serbia përmes rrugëve ilegale. Policia ka thënë se në veturë atij i janë gjetur disa pako me keksa Plazma, të cilat i janë konfiskuar. 

“Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar disa pako me Plazma keks i bluar: 61 pako x 16 kutia, gjithsej 976 kuti. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër te prokurorit malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminal doganor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.