Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar futjen e një sasie të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Në njoftimin e Doganës thuhet se gjatë këtij operacioni, “u identifikuan dhe u ndaluan individë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, duke shmangur një dëm financiar”.
Në njoftim Dogana ka ftuar qytetarët që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek Dogana dhe institucionet e tjera.