Të pandehurve N.D. dhe E.P. iu është caktuar masa e paraburgimit pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë”.
Sipas njoftimit, më 25 janar në një rrugë në Ferizaj, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, të pandehurit janë futur në veturën e të dëmtuarit L.Q. dhe e kanë sulmuar atë.
Më pas përleshja ka vazhduar jashtë veturës, ku N.D. ka nxjerr një thikë dhe e ka goditur disa herë të dëmtuarin, duke i shkaktuar dëme të rënda trupore.
Të pandehurit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, e i dëmtuari është dërguar në QKUK për trajtim.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.