Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Xh.D. nën dyshimin për dhunim të një vajze me aftësi të kufizuara mendore.
Sipas një njoftimi për media, është vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 1 dhe 2 maj 2024 në Ferizaj, në një motel, i pandehuri e ka detyruar viktimën Q.V. të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj. Sipas dyshimeve, i pandehuri e kishte joshur të dëmtuarën përmes rrjetit social Facebook ashtu që të takohen në Kaçanik dhe më pas në një motel e ka mbajtur të mbyllur për dy ditë. Ai dyshohet se ndaj viktimës ka ushtruar edhe dhunë fizike. Pas dy ditësh, i pandehuri dyshohet se e ka dërguar viktimën në të njëjtin vend dhe e kishte lënë në rrugë.
Kërkohet paraburgim ndaj ferizajasit që dyshohet se dhunoi një vajzë me të meta mendore
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar një muaj paraburgim për personin me inicialet XH.D., i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë me të meta mendore.
I dyshuari që është nga fshati Dubravë i Ferizajt dyshohet se dhunoi viktimën më 1 dhe 2 maj në një motel. Ai u ndalua nga Policia sot [e premte].
“Ekziston dyshimi i bazuar se më 01 dhe 02 maj të vitit 2024, saktësisht në motelin “XXL”, i pandehuri Xh.D., me dashje e detyron të dëmtuarën- si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore, të kryej akt seksual dhe për ta bindur që të kryej akt seksual, i pandehuri ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike dhe në fund pas dy dite, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marr të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marr dhe e lë në rrugë, me çka ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’ “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
LEXO EDHE: