Kronikë

Paraburgim të dyshuarit për dhunim në një motel në Ferizaj

Dhunim

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit H.H. nën dyshimin se e ka kryer veprën penale të dhunimit.

Sipas njoftimit, gjykata ka vlerësuar se ka dyshim të bazuar që më 12 gusht 2024 në Ferizaj, në një motel e kishte detyruar viktimën të kryente marrëdhënie seksuale pa pëlqim, duke e kanosur se do t’i publikojë fotot që i kishte në telefon.

E dëmtuara e ka paraqitur rastin në polici më 19 gusht.

Sipas njoftimit, ankesa kundër aktvendimit nuk e shtyn ekzekutimin e tij.