Dy persona janë arrestuar të enjten në Prishtinë me dyshimin se janë përfshirë në disa raste të vjedhjeve.
Sipas njoftimit, arrestimi u krye gjatë një operacioni të befasishëm nga njësiti i hetimeve të kryeqytetit, e të arrestuar janë D.G., 25-vjeçar dhe L.Rr., 19-vjeçar. Ata dyshohet se kanë kryer vjedhje në zona të ndryshme të Prishtinës.
Policia e Kosovës tha se operacioni është përcjell edhe me gjetjen e dy motoçikletave dhe të dy trotineteve elektrike që po ashtu ishin vjedhur.
“Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e Policisë.