Kronikë

Një rojë sigurimi vdiq në fabrikën ku punonte në Drenas

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një rojë sigurimi ka vdekur të dielën në Drenas në vendin e tij të punës. 

Policia ka njoftuar se viktima është rrëzuar derisa ishte në detyrë në fabrikën ku punonte. 

Rasti ka ndodhur rreth orës 07:20.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rasti është duke u hetuar.