Kronikë

Një person raporton se u rrëmbye në Prishtinë

Policia e Kosovës [ilustrim]

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar në Polici se është rrëmbyer të enjten në Prishtinë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet se ka të arrestuar ende.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është futur me forcë në një veturë nga dy persona të panjohur. Sipas viktimës njërit prej të dyshuarve ka pasur në dorë një thikë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak se shihej se kishte lëndime. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është në hetime.