Kronikë

Një person plagoset në Hajvali, Policia vihet në kërkim të të dyshuarit

Plagosje

Foto: Ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri të premten në Hajvali, ka njoftuar Policia e Kosovës që po ashtu ka bërë të ditur se është vënë në kërkim të të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për KOHËN.

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë. Policia ka thënë se është duke e kërkuar të dyshuarin me inicialet L.K.